Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë.

Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

Punonjësit që do të hetohen:

-Francesko Tozaj, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë

-Alpin Skëndaj, 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë

-Luan Dalipaj, 56 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

-Endrit Delaj, 27 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

-Daniel Islamaj, 35 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, informoi sot policia./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV