Last Updated on 10/06/2025 by adminfjala
Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur 10 persona.
Mediat në Kosovë, raportojnë se 15-vjeçarja ishte nxënëse në një nga klasat ku ndodhi sulmi.
Mes viktimave është edhe autori i maskarës, një 21-vjeçar, ish nxënës i cili u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës.
I riu dyshohet se hyri në dy klasa në shkollën e mesme austriake me dy armë, një psitoletë dhe një pushkë gjuetie. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se nuk kishte se autori bleu njërën prej armëve, pak para sulmit. m.p.