Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në Telegram duke folur për një “sulm masiv ndaj kryeqytetit” që po vazhdon dheu bëri thirrje banorëve të Kievit të qëndrojnë në strehimoret e tyre.

Të paktën një person u raportua i vdekur dhe katër të tjerë u plagosën në Odessa. Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë pas sulmeve.

Në qendër të kryeqytetit ukrainas, një gazetar i AFP dëgjoi të paktën një duzinë shpërthimesh, si dhe tingujt e zjarrit kundërajror dhe zhurmën e dronëve. Kryetari i bashkisë së Kievit, Klitschko, shtoi në një postim të mëvonshëm në Telegram se “një grup i ri UAV-ësh (dronësh) po fluturon drejt kryeqytetit”.

Sipas raportimeve, të paktën shtatë lagje në Kiev u prekën nga sulmet. Katër persona u plagosën në sulme, ndërsa shtëpive dhe makinave iu vu flaka.

Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, i vdekuri në Odessa ishte një 59-vjeçar i cili u vra në sulme ndaj ndërtesave të banimit. Sipas Kiper, sulmet ruse në qendër të qytetit jugor ukrainas, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore, goditën gjithashtu një repart materniteti dhe një qendër mjekësore emergjente.

Pas sulmeve të reja, këshilltari presidencial ukrainas Yermak akuzoi Rusinë se gënjen dhe i bëri thirrje Perëndimit të ndërmarrë veprime. “Rusia gënjen çdo ditë për dëshirën e saj për paqe dhe sulmon njerëz çdo ditë”, deklaroi ai në Telegram. “Është koha për të vendosur sanksione. Është koha për të mbështetur Ukrainën me armë.” m.p.

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE!

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në...

Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

USS Vincennes rrëzon avionin Iran Air 655, ndër 290 të vdekur 66 ishin fëmijë

Tragjedia e 3 Korrikut 1988 Nga Leonard Veizi Një gabim tragjik i identifikimit, i kombinuar me tensionin ekstrem dhe mungesën e koordinimit në një zonë konflikti,...

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV