Të pathënat për shpellën në Kishën e Laçit!/ Çfarë u gjet dhe pse u zhduk nga komunistët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mistere, legjenda, gojëdhëna dhe shumë mrekulli të treguara nga njerëzit dhe besimtarët që e kanë vizituar Kishën e Laçit.

Por në vitin 1967-të kohë kur sistemi komunist i shpalli luftë besimeve dhe kulteve fetare, edhe ky vend i shenjtë u shkatërrua.

Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis, ka treguar se kur komunistët mësynë drejt Kishës së Laçit zhdukën një altar të vjetër, ku mendohet se vetë Shën Vlashi ka predikuar.

Megjithatë pas shumë shkatërrimeve edhe rrënojave ata nuk mundën të shkatërronin plotësisht Kishën, ku sot ka gjurmë të cilat fshehin mistere dhe legjenda.

Pjesë nga biseda:

Jaku: Shpella është monument natyror. Kjo është vend lutjesh shumë herë më i hershëm se Kisha sipër. Sepse pikërisht në këtë shpellë pasi kështu mendohet dhe është legjenda që këtu është strehuar Shën Vlashi. Këto ditë po lexoja një libër që ka shkruar për këtë vend të shenjtë Padër Mren Prela. Ai thotë që deri vonë ka patur një altar jo shumë të madh dhe thotë që është shumë e mundshme që vetë Shën Vlashi ka predikuar në këtë altar që ishte shumë i vjetër, që regjimi komunist e ka shkatërruar komplet. Ka shaktërruar çdo gjë, nuk mundën të shkatërrojnë malin dhe shpellën. Një gjë nuk mundi ta prishë, është një gropë e futur në guvë.

Borakaj: Aty vënë njerëzit kokën?

Jaku: Po se thonë që Shën Vlashi kur ka hyrë në guvë dhe kur është ngritur në këmbë, guri është spostuar. Kjo është një legjendë.

Borakaj: Shoh gjithmonë që fusin lekë, vënë duart nëpër hapësira që janë bosh, lënë rroba, fotografi?

Lexo edhe :  Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Jaku: Në të vërtetë ajo që duhet të bëjnë besimtarët janë lutjet mbi të gjitha. Lutja dhe besimi fitojnë hiret e Zotit. Njerëzit në përgjithësi shkojnë në kërkim të zgjidhjeve, por më shumë se lutja dhe besimi nuk i zgjidh asgjë. Ne ju themi besimtarëve që mos lënë rroba këtu. Mund t’i lësh pak e t’i marrësh sërish. Monedhat punëtorët tonë i marrin dhe i lënë te arka./e.t

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV