12 qershor 2003 – Gregori Pek: Ikja e një legjende të kinemasë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në një mëngjes të heshtur pranvere, – më 12 qershor 2003, – bota humbi jo thjesht një aktor, por një zë ndërgjegjeje, një burrë që mbi të gjitha kishte dinjitet. Në moshën 87-vjeçare, Gregori Pek mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Heshtja që pasoi vdekjen e tij nuk ishte thjesht për shkak të dhimbjes, por për respektin që një njeri i tillë ngjall edhe në ikje…

…Ishte vështirë të shihje fytyra aktorësh amerikanë në ekranin e Televizionit Shqiptar të para viteve ’90. Por Gregori Pek mbërriti në Shqipëri. Tipik amerikan. Mbërriti atëherë kur TVSH transmetoi filmin “Çeku një milion”, me titullin origjinal “The Million Pound Note”, prodhim i vitit 1954, me regji të Ronald Nim dhe me skenar të bazuar në një tregim të shkurtër shkruar nga Mark Tuen: “The £1,000,000 Bank Note” apo i ardhur në shqip si: Çeku prej një milion stërlinash. Ky film është një komedi satirike britanike-amerikane, ku Gregori Pek luan rolin kryesor, Henri Adams, një amerikan i varfër që papritur përfshihet në një eksperiment social të pazakontë.

Eleganca e një njeriu të thjeshtë

Gregori Pek nuk ishte thjesht i pashëm. Nuk ishte vetëm aktor i talentuar. Ai ishte nga ata burra që mbartin me vete një peshë etike, një lloj pranie që të detyron të jesh më i mirë, më i drejtë, më i përmbajtur. Në ekran, ai nuk bërtiste, nuk fliste shumë – por çdo fjalë e tij zinte vend. Ishte njeriu që na mësoi se forca qëndron në qetësi, në durim, në drejtësi.

Lindi më 5 prill 1916 në La Jolla të Kalifornisë, e nisi rrugën drejt mjekësisë, por fati e udhëhoqi drejt teatrit e më pas kinemasë. Sapo shfaqej në ekran, ai krijonte një ndjesi qetësie – si të të thoshte: “Do të kujdesem unë për këtë botë.”

Përjetësia në një rol

Roli që e përjetësoi ishte ai i Atikës Finç në filmin “To Kill a Mockingbird” (1962), ku Pek luan një avokat që mbron një burrë të pafajshëm me ngjyrë në Jugun racist të Amerikës. Ishte më shumë se një rol: ishte një shërbesë ndaj drejtësisë, një pasqyrë ku publiku shihte atë që do të donte të ishte – i ndershëm, i guximshëm, i dhembshur.

Lexo edhe :  Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Për këtë rol, ai fitoi “Oscar”-in për Aktorin më të Mirë, por më shumë se një çmim, fitoi respektin e brezave. Shumëkush nuk e ka njohur kurrë babanë ideal, por e kemi parë Atticus Finch në ekran dhe kemi mësuar si të jemi më të drejtë për shkak të tij.

Aktivisti

Pek luajti në mbi 50 filma. Një listë e jashtëzakonshme, Por përtej roleve, ai jetonte me dinjitet edhe jashtë kamerave. Aktivist për të drejtat civile, kritik i hapur i luftës në Vietnam, mik i Martin Luter King-ut – ai nuk luante heronj, ishte një prej tyre. Në vitin 1969, u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë – një tjetër dëshmi se nderi dhe arti mund të ecin bashkë.

Ikja pa zhurmë

Kur Gregori Pek u shua, – sipas mediave të kohës, – shumë thanë se një epokë kishte marrë fund. Por nuk është plotësisht e vërtetë. Sepse thuhet se njerëzit si ai nuk ikin kurrë. Ata bëhen pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive, e kujtesës morale që na shoqëron në çaste vendimtare. Sa herë kemi dyshuar, kemi kujtuar fytyrën e tij të qetë, zërin e tij të ulët, shikimin që fliste për drejtësi pa nevojë për thirrje.

Epilogu

Sot, kur ekrani është i mbushur me zhurmë, spektakël dhe retorikë boshe, mungesa e një figure si Gregori Pek ndjehet më shumë se kurrë. Ai nuk kishte nevojë të të bindte – mjaftonte të qëndronte në këmbë, me integritet. Në këtë botë që shpesh harron të jetë e drejtë, ai na kujtoi se ka ende vend për dinjitet, për ndershmëri, për guxim të heshtur.

Të fundit

Pas SHBA-së edhe Izraeli godet centralin bërthamor “Fordow”

Objekti bërthamor “Fordow”i Iranit është vënë përsëri në shënjestër, kanë raportuar të hënën disa agjenci lajmesh të lidhura me shtetin...

Do të jetë zëvendësi i Lamine Jamal, Barcelona arrin marrëveshjen me një tjetër talent

Barcelona është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e anësorit të talentuar, Roni Bardghji, nga Kopenhagën.Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i...

Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit. Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit...

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

Sipas raportimeve më të fundit, objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit. Centrali i ndërtuar në një...

256 mijë mjete debitore, DPSHTRR: Do u ndalohet marrja e shërbimeve për automjetet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të mjeteve motorike që rezultojnë debitorë ndaj shtetit. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV