Vlora pushtohet nga turistët, policia merr masa: 4 mln lekë gjobë për muzikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka hartuar një plan të posaçëm për për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin bregdetar i cili tejmbushet nga turistët shqiptarë dhe të huaj për të paktën 3 muajt e verës.

Plani i masave nga ana e policisë, nisur edhe nga ankesat e qytetarëve për zhurmat që shkaktohen pas orarit të lejuar, të shkaktuara nga subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë dhe tejkalojnë normat e lejuara në çdo kohë.

Objektivi i këtij plani: garantimi i një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.

Në kuadër të këtij plani, pasditen e djeshme, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, i shoqëruar nga Shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Shefi i Seksionit të Rendit dhe oficerë të zonës, zhvilluan takime me pronarët dhe administratorët e lokaleve në zonën e Lungomares dhe përreth saj.

Qëllimi i këtij komunikimi të drejtpërdrejtë ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi kuadrin ligjor që përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës dhe oraret për përdorimin e muzikës. Pronarët dhe administratorët u njohën me parashikimet ligjore, sipas të cilave:

Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Në rast të shkeljeve, parashikohen masat ndëshkimore si më poshtë:

• Vendosja e masës administrative nga 200 000 deri në 400 000 lekë për tejkalimin e nivelit të lejuar të zhurmës (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));

• Mbyllja e muzikës;

• Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale.

Këto masa bazohen në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, datë 22.06.2023, si dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Paralelisht me fushatën informuese, vijon monitorimi aktiv në terren. Shtetasit përgjegjës për këtë paligjshmëri do të ndëshkohen administrativisht dhe/ose penalisht, në përputhje me ligjin. m.p.

Të fundit

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin...

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori...

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës. Fatjon Fasho,...

Lajme të tjera

Web TV