“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”.

Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë “nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR dhe situata vetëm do të përkeqësohet”.

“Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të marrë fund, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale,” shtoi ai. “Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet më asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane”.

Bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin janë intensifikuar javët e fundit, por këmbëngulja e Teheranit për të pasur të drejtën e pasurimit të uraniumit është kthyer në një pengesë madhore.

Lexoni të plotë postimin e Trump në Truth Social:

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme, ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado që u afruan, nuk arritën ta finalizonin. U thashë se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kishin parë, prisnin apo u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PA KRAHASIM, dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.

Disa ekstremistë iranianë folën me guxim, por nuk e kishin idenë çfarë i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe do të bëhet vetëm më keq! Deri tani ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të përfundojë, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale.

Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim, THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”. /kb

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV