Makina futet kundravajtje në autostradë/Një i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt (në drejtim veri), duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut, sipas njoftimit nga Qendra e Emergjencave të Bolzanos.

Si pasojë e aksidentit, në A22 u krijuan kolona të gjata, ndërsa trafiku u devijua drejt rrugës shtetërore pranë Brennerit./E.T

Të fundit

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

Lajme të tjera

Web TV