I gjithë blloku i banimit i shndërruar në rrënoja, çfarë la pas sulmi i Iranit në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CNN raporton se shkatërrimi në një qytet në qendër të Izraelit ishte i madh, pasi u sulmua nga Irani në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Një breshëri raketash iraniane goditi Bat Yam rreth orës 2:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

Sulmet iraniane duket se kanë goditur një bllok banimi, ku lodra fëmijësh shihen në rrënojat e ndërtesës.

Duke folur drejtpërdrejt për CNN, Dean Elsdunne, një zëdhënës ndërkombëtar për Policinë e Izraelit, tha se përpjekjet e gjera të shpëtimit ishin ende në vazhdim, me frikë se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

 

 

“Ky është rezultati i një tjetër breshërie raketash që synojnë popullatat tona civile”, tha Elsdunne.

Zëdhënësi i policisë nuk pranoi të jepte një shifër të saktë për numrin e viktimave në qytet, por tha se “dhjetëra” ishin plagosur dhe se ky numër po rritej ndërsa policia punon për të gjetur më shumë individë.

Elsdunne shtoi se “disiplina civile” e ngulitur te izraelitët po ndihmonte në shpëtimin e shumë jetëve, me autoritetet që i kërkonin publikut të ndiqte udhëzime të shumta për sigurinë e tyre./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV