Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit “disa mesazhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë “disa mesazhe” për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides.

Zyra e tij bëri të ditur se Christodoulides bisedoi të dielën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe gjithashtu ka zhvilluar biseda me udhëheqësit e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë.

Christodoulides nuk sqaroi se nga kush saktësisht vinin mesazhet apo çfarë përmbanin ato.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm qipriot dhe homologu i tij iranian, zhvilluan një bisedë të premten në mbrëmje.

Christodoulides tha gjithashtu se është i pakënaqur me reagimin, siç e përshkroi ai, të ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Qiproja, si shteti anëtar i BE-së që ndodhet më së afërmi Lindjes së Mesme, kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, tha ai.

Raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit ishin të dukshme nga vende të ndryshme të Qipros të premten dhe të shtunën në mbrëmje.

“Nuk është e mundur që BE-ja të pretendojë rol gjeopolitik, t’i shohë të gjitha këto zhvillime dhe të mos ketë të paktën një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm”, tha Christodoulides për gazetarët.

Qiproja ka ofruar ndihmë për evakuimin e shtetasve të palëve të treta nga rajoni dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë konfliktin. m.p.

Të fundit

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

A ka qenë ndonjëherë italishtja një gjuhë ndërkombëtare, siç është anglishtja sot?

Gjatë Rilindjes, italishtja u përdor në mjediset diplomatike për të hartuar traktate ndërkombëtare dhe deri në shekullin e 19-të ishte gjuha e përbashkët e...

Bie Euro, forcohet Leku! Faktorë kryesorë, turizmi dhe remitancat

Euro ka vijuar të dobësohet ndaj Lekut, duke arritur nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së...

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i...

Lajme të tjera

Web TV