Në një intervistë “Pyetje dhe Përgjigje” për revistën ELLE, Billie Eilish ka folur hapur për përvojën e saj të papritur me astrologjinë dhe shenjat e horoskopit.
Gjatë intervistës, ajo ka treguar se dikur nuk i besonte fare astrologjisë dhe se e konsideronte si diçka të pavërtetë, sidomos kur njerëzit e sillnin në tavolinë si temë bisede. Ajo ka pranuar se në atë kohë, nëse dikush e përmendte astrologjinë, ajo reagonte duke u thënë që të mos flisnin fare për të.
“Nëse dikush do ta ngrinte si çështje, do t’i thoja, ‘O Zot, të lutem mbylle gojën’”, pranoi ajo. Por tani? Është një histori krejtësisht tjetër.
Ajo thotë se mendimi i saj ndryshoi plotësisht pasi ka pasur një lidhje me një burrë të shenjës së Binjakëve. Sipas saj, kjo përvojë e bëri të fillonte të besonte në astrologji.
Ajo ka thënë se që nga ajo kohë, pa asnjë dyshim, mendon se mund t’i dallojë njerëzit e shenjës së Binjakëve menjëherë, “nga një kilometër larg”.
Ajo ka bërë edhe një ndarje të drejtpërdrejtë dhe shumë të fortë mes gjinive të kësaj shenje. Sipas saj, gratë e shenjës së Binjakëve janë të jashtëzakonshme, shumë argëtuese, plot jetë dhe ndër personat e saj të preferuar në botë. Ndërsa për burrat Binjakë ajo ishte shumë më e ashpër, duke thënë shprehimisht se nuk i pëlqejnë dhe duke përdorur shprehje shumë të forta për t’i përshkruar bazuar në përvojën e saj.
Më tej, ajo ka folur edhe për shenjën e saj të horoskopit, Shigjetarin. E pyetur për keqkuptimet që lidhen me këtë shenjë, ajo ka refuzuar idenë e “keqkuptimit” dhe ka thënë se, sipas saj, kjo shenjë përfaqësohet më mirë nga disa tipare të qarta.
Ajo ka përmendur se Shigjetarët janë të zhurmshëm, kokëfortë, shpesh të bezdisshëm, komandues, shumë qesharakë, të çmendur, joshës dhe të mirë në marrëdhënie intime, por edhe pak të paqëndrueshëm. Ajo ka shtuar se edhe vetë është pak e tillë dhe se po përpiqet ta përmirësojë këtë./mxh
