Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Disa ditë pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Ilir Shqina, djali i tij Darien, ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për babain e tij, për njeriun që gjithmonë i ka mësuar si të jetë një njeri i drejtë, edhe atëherë kur padrejtësitë dhe vështirësitë i zinin rrugën.
“Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor…”, kështu e nis Darien postimin për të atin, teksa më tej e kujton me dashuri dhe respekt figurën e tij.
Mes rreshtave ai ka “zbrazur” dhimbjen që ndjen në zemër për këtë humbje të madhe, por edhe krenarinë për atë çfarë ai i la pas.
Për Darien i ati është aty dhe kështu do të vijojë të jetë, ndonëse jo fizikisht, por përmes mësimeve dhe këshillave me të cilat e ka rritur dhe që do e mbrojnë dhe ndjekin kudo ku të shkojë.
“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im,” vijon ai, duke përshkruar më tej ndikimin e thellë që ai ka pasur në formimin e tij si njeri, duke e kujtuar si një udhëheqës me integritet, njeri të drejtë dhe një figurë frymëzuese që kishte një pasion të vërtetë për diplomacinë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.
Diplomati dhe ish-bashkëshorti i Grida Dumës, u nda papritur nga jeta katër një javë më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ilir Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog. m.p.