“Altin Dumani, Falkone shqiptar”/ Palaço, njihemi që kur haje fara te shkallët e pallatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pandehuri i dosjes “Plumbi i Artë”, Xhuljano Hoxha, gjatë përplasjeve në GJKKO me të penduarin e drejtësisë Erion Alibej, reagoi nga kafazi për bashkëpunimin mes tyre në ekzekutimin e Bujar Çelës më 2020 në Elbasan, me motiv hakmarrjeje ndaj të vëllait, Talo Çela.

Ai nuk ra dakord me dëshminë e Alibejt, që tha edhe se e kishte regjistruar bisedën me Hoxhën. Ky i fundit i kujtoi se bashkë njiheshin që fëmijë, kur hante fara te shkallët e pallatit dhe bënte xhiro me kuaj.

“Tregoja pak prokurores dhe gjykatës që kur njihet me mua? Sa kohë ka? Që në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bente xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço”, tha i pandehuri.

Xhuljano Hoxha vijoi më tej kundërshtimet e tij në seancë, duke kërkuar edhe zbardhjen e bisedave mes tyre në platformat “Sky Ecc” dhe “Encro CHat”. Ai hodhi akuza edhe drejt Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit, ku tha se nuk e parandaluan vrasjen e Bujar Çelës, pasi sipas tij, ishin palë me Erion Alibejn.

“Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin, as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen, sepse ishte palë me Erjon Alibej. DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet, shiheni, kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët ketu, unë kam qen shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat. Nëse unë kam lidhje me këtë gjë, më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllqet e këtij. Ky ka qenë vet shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kerkon të më njollosë mua”, tha Hoxha nga salla e gjyqit, ku dha pretendimet e tij për dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Lexo edhe :  Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

Pjesë e debatit është bërë edhe një prej të akuzuarve të tjerë, i cili nga kafazi në sallë foli për kreun e SPAK, Altin Dumani. Bëhet fjalë për Petrit Qolin, i cili e krahasoi Dumanin me prokurorin italian të antimafias Giovanni Falcone, duke bërë shenjë edhe puthjen e duarve, por kuptimi i deklaratës dhe veprimeve të tij mbetet i paqartë.

“Xhovani Falkone shqiptar Altin Dumani, drejtuesi i SPAK e ka pasur lapsus që Gjykata vendos çfarë do Prokuroria, unë kam besim te ju, se jeni… (bën shenjë, puth dorën)”./e.t

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV