Blerina Pëllumbi (Demo), gruaja e parë shqiptare në skenën e Hollywood-it me një libër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hamza Hatika

Blerina Pëllumbi (Demo) është shpallur Finalist “Autor i Vitit 2025” nga “IMPAKT BOOK AWARDS”, një nga konkurrimet më të mëdha botërore për letërsinë, që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën këtë çmim të rëndësishëm, ajo konkurroi me librin e saj të parë: “Lotët e një gruaje” (Tears of a Woman), një roman i fuqishëm, i frymëzuar nga historia e vërtetë e një gruaje shqiptare.

Çmimi do t’i dorëzohet autores më 4 tetor 2025, gjatë një mbrëmjeje gala që do të mbahet në zemër të Hollywood-it, nga vetë drejtoresha e platformës, znj. Nim Stant.

Në një skenë ku shumë shtete financojnë përfaqësimin kombëtar përmes figurave publike, Blerina do të shkojë vetëm me ëndrrat e saj, duke mbajtur me krenari flamurin shqiptar, pa asnjë mbështetje institucionale apo financiare nga ato organizata që zakonisht marrin fonde për projekte kulturore.

Blerina filloi të shkruajë në vitin 2018. “Lotët e një gruaje” është një roman që ka prekur mijëra lexues, veçanërisht në SHBA, ku është vlerësuar me “5 yje” në Amazon dhe është përkthyer në anglisht dhe frëngjisht. Libri nuk të lejon ta lësh pa e përfunduar – e kanë pohuar vetë lexuesit, të cilët e kanë ngritur autoren në krye të vlerësimeve.

Në një treg letrar të stërmbushur me emra, ku shpesh mbizotërojnë botime të sponsorizuara apo shfaqje të stisura në studiot televizive, Blerina ka zgjedhur rrugën e heshtjes dhe përkushtimit të thellë. Librat e saj nuk janë promovuar asnjëherë publikisht. Ajo ka punuar vetëm dhe i ka shpërndarë me dashuri tek ata që e ndjejnë librin si një vlerë shpirtërore.

Blerina është një grua që ka përballuar sfida të jashtëzakonshme. Ajo ka qenë nënë dhe baba për dy fëmijët e saj, duke i rritur dhe shkolluar e vetme, mes vështirësive të emigracionit – fillimisht në Greqi e Itali, dhe së fundmi në Francë ku jeton prej katër vitesh.

Lexo edhe :  Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia...

Ajo nuk ka pranuar të lidhet me interesa politike apo sponsorizime nga biznesi. Ka besuar vetëm në vetvete. Dhe pikërisht për këtë, suksesi i saj ka një domethënie të thellë.

Përveç romanit të parë, ajo ka botuar edhe pesë libra të tjerë:

  • “Kristale të thyera”, një përmbledhje poetike që mishëron ndjeshmërinë dhe forcën njerëzore.
  • “Përdhunimi i shpirtit”, roman tronditës mbi trauma dhe mbijetesë.
  • “Njerëz që ngjasojnë me diellin”, roman me histori frymëzimi dhe reflektimi.
  • “Psikologji dhe ndjenjë”, përmbledhje prozash me thellësi emocionale dhe analizë psikologjike.
  • “Sa peshon një zemër”, novelë e bazuar në një histori të vërtetë që prek ndjeshmërinë njerëzore.

Stili i saj është i kthjellët, i ndjerë dhe autentik. Ajo shkruan për jetën ashtu siç është: me dhembje, me dritë, me shpresë. Në përvjetorin e shpalljes së saj si finaliste, Blerina e sheh këtë sukses jo si një arritje personale, por si një përgjegjësi të madhe për të gjitha gratë shqiptare në botë. “Hollywood-i është vetëm fillimi. Ëndrra ime është bamirësia, jo vetëm për mua, por për çdo grua shqiptare që ka ëndrra dhe guxim,” shprehet ajo. E frymëzuar nga figura e Nënë Terezës, të cilën e përmend si “mbesa e saj shpirtërore”, Blerina kërkon të sjellë “blerim atje ku ka thatësirë”. Për të, kjo nuk është thjesht letërsi, por një mision human dhe kulturor. Në skenën ku miliona shkrimtarë ëndërrojnë të jenë të pranishëm, ajo do të ecë mbi tapetin e kuq, duke përshëndetur në gjuhën shqipe: “Ju dua, Shqipëria ime! Kudo që të jem, ti do mbetesh përjetësisht frymëzimi i shpirtit tim. ”Blerina Pëllumbi (Demo) nuk është vetëm një shkrimtare. Ajo është një luftëtare me fjalën, një misionare me shpirt, një grua që e bën Shqipërinë krenare atje ku ka më shumë nevojë për zëra të ndritshëm.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV