Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm së fundmi. Real Madrid ka vendosur një çmim të qartë për çdo klub që interesohet për Rodrygo-n: 90 milionë euro.

Vetëm për këtë shifër, dhe jo më pak, Real Madrid do të ishte i gatshëm të ulet dhe të negociojë largimin e mundshëm të sulmuesit brazilian, i cili ka qenë një lojtar i rregullt në formacion në sezonet e fundit, por gjërat duket se kanë ndryshuar me ardhjen e Xabi Alonso-s.

Tekniku spanjoll duket se ka ide të tjera për krahun e djathtë dhe preferon të luajë me njërin nga treshja, Arda Güler, Brahim Díaz ose i sapoardhuri Mastantuono, ndaj te Reali po mendojnë për shitjen e Rodrygo-s. Për brazilianin ka pasur interes të vazhdueshëm nga klubet arabe, por dëshira e tij është të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në një klub elitar në rast largimi nga Reali.

Deri tani është vetëm Arsenal që ka shprehur interes për brazilianin, por nuk është se ka pasur ofertë konkrete. 25-vjeçari mund të ishte një përforcim perfekt për “Topçinjtë”, pasi mund të përshtatej më së miri me skemat e Mikel Artetës. m.p.

Të fundit

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur”

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte...

Zelensky: Falenderojmë presidentin Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se...

Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Ajo që filloi si një rrëfim nga një yll në ngritje në Partinë Popullore (PP) konservatore të Spanjës, është kthyer në një valë zbulimesh...

Lajme të tjera

Web TV