Bizneset e vogla, motori i punësimit/ Ja sa është rritur numri i të punësuarve këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e vogla mbajne peshën kryesore të numrit të personave të punësuar në vend.Sipas të dhënave të Instat gjatë vitit 2024 në Shqipëri në bizneset e vogla rezultonin se kishin të punësuar 113 mijë e 439 persona .Në krahasim me një vit më parë pesha e numrit të punësuarve ka pësuar rritje dhe në këtë segment biznesesh rezultojnë se janë shtuar rreth 1500 të punësuar.Ndërmarrjet e vogla konsiderohen ato që kanë 1 deri në 4 punonjës dhe kryesisht janë aktiviete familjare në fushën e shërbimeve si dyqane , apo ofrimin e shërbimeve profesionale.

Edhe ne bizneset e mesme rezultojnë se kanë pasur më tepër të punësuar gjatë vitit të kaluar.Sipas ët dhënave të instat ndërmarrjet me 5 deri në 9 të punësuar renditen të dytët për kontribut në numrin e të punësuarve në vend.Po ashtu nëse e krahasojmë këtë segment biznesesh me një vit më parë rezulton se janë shtuar 343 punonjës.Ndërkohë bizneset e mëdha vijojnë që të qëndrojnë pothuajse në të njëjtin nivel të personave të punësuar.Fluksi turistik vijon që të ndikojë në shtimin e subjekteve në këtë sektor.Sipas të dhënave 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve. Efekti i rritjes së sektorit të turizmit është reflektuar edhe në treguesit e shërbimeve.Nga të dhënat e Instat për tremujorin e parë rezulton se ka pasur rritje të shitjeve,pagave dhe si rezultat edhe të numrit të punësuarve./e.t

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV