UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, më 20 qershor.

“Fëmijët do të nisin të vdesin nga etja… Vetëm 40 për qind e impianteve për prodhimin e ujit janë funksionale”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, për gazetarët në Gjenevë.

“Jemi shumë nën standardet e emergjencës sa i përket ujit të pijshëm për njerëzit në Gazë”, shtoi ai.

UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç që janë shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milioni njerëz që po vuajnë nga uria.

Kjo agjenci tha se sistemi i shpërndarjes së ndihmave që udhëhiqet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – po “e bën situatën dëshpëruese edhe më të rëndë.”

Më 20 qershor, të paktën 25 persona që po prisnin kamionët me ndihma u vranë nga zjarri izraelit në Netzarim, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, të paktën 51 persona u vranë nga sulmet izraelite, përfshirë 12 që po përpiqeshin t’i afroheshin një qendre të operuar nga GHF-ja në pjesën qendrore të Gazës.

Nga sulmet izraelite të premten, edhe 12 persona të tjerë u vranë gjatë një sulmi ajror që goditi shtëpinë e një familjeje në Deir al-Balah, duke e çuar numrin e viktimave të asaj dite në 37.

Elder, i cili së fundmi ka qëndruar në Gazë, tha se kishte shumë dëshmi nga gra dhe fëmijë të plagosur ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore, përfshirë një djalë të vogël që u plagos nga një sulm me tank dhe më pas vdiq nga plagët e marra.

Lexo edhe :  Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

Ai tha se mungesa e qartësisë publike për kohën kur janë të hapura qendrat e shpërndarjes së ndihmave – disa prej të cilave ndodhen në zona lufte – po shkakton viktima të shumta.

“Ka pasur raste kur është shpërndarë informacioni se një vend është i hapur, por më pas është komunikuar në rrjetet sociale se është i mbyllur – por ai informacion është shpërndarë në një kohë kur në Gazë nuk kishte internet dhe njerëzit nuk kishin qasje në të,” tha ai.

Të mërkurën, GHF-ja tha përmes një deklarate se kishte shpërndarë 3 milionë vakte ushqimore në tri qendrat e ndihmës që operon, pa asnjë incident.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afro 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në territorin palestinez, ndërsa OKB-ja ka thënë se pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është në prag të zisë së bukës./REL

Të fundit

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Lajme të tjera

Web TV