Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një dritareje dhe e bastisën, sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles.

Policia nuk konfirmoi që shtëpia i përkiste aktorit fitues të çmimit Oscar, por adresa përputhej me atë të banesës që Brad Pitt bleu në vitin 2023.

Autoritetet thanë se të dyshuarit ikën me sende të vjedhura, megjithëse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Aktori nuk ishte në shtëpi në kohën e grabitjes, raportuan mediat amerikane.

Pitt ishte në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj jave për premierën në Londër të filmit të tij të ri F1, i cili do të dalë të premten. Ai u shoqërua nga ylli i Hollivudit Tom Cruise dhe Lewis Hamilton, i cili ka shtatë tituj kampionë botërorë në Formula 1.

Autoritetet thanë se vjedhja ndodhi rreth orës lokale 22:30 të mërkurën. Policia e Los Anxhelosit nuk e konfirmoi vlerën e sendeve të vjedhura.

Shtëpia e madhe me tre dhoma gjumi ndodhet pak jashtë Griffith Park, është e rrethuar nga një gardh i madh dhe gjelbërim që e mbron shtëpinë nga sytë e publikut.

Grabitja vjen pas raportimeve të tjera në qytet që kanë shënjestruar personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Muajin e kaluar, një burrë u arrestua gjithashtu me akuza për përndjekje dhe vandalizëm, pasi dyshohet se përplasi automjetin e tij në portën e shtëpisë së ish-gruas së Pitt, Jennifer Aniston./E.T

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV