Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve.

“Ne kishim rënë dakord që do të vazhdonim kontaktet pas shkëmbimeve dhe pas përfundimit të veprimit humanitar që propozuam. Po i referohem kthimit të trupave të ushtarëve të rënë”, tha Putin, duke sqaruar se kjo ishte një përparësi për palën ruse.

Presidenti rus u pyet gjithashtu në lidhje me qëndrimet kontradiktore të përfshira në memorandumet e të dyja palëve, duke vënë në dukje se divergjenca midis tyre ishte e pritshme.

“Siç pritej, nuk kishte asgjë të papritur. Këto janë dy memorandume krejtësisht të kundërta. Nuk mund t’ju them asgjë të habitshme”, komentoi Putin.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i negociatave nuk e humbet rëndësinë e tij, pasi qëllimi është të identifikohen pikat e konvergjencës.

“Negociatat organizohen dhe zhvillohen me qëllim kërkimin e mënyrave të afrimit. Fakti që tekstet janë diametralisht të kundërta nuk më duket aspak i çuditshëm”, shtoi ai. m.p.

Të fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV