Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos pasur asnjë kontakt me familjarët e tyre, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, por dy të miturit janë gjetur vetëm ditën e sotme dhe për fat të mirë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot.

Djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit, të cilët në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës kanë mundur të gjejnë dy të miturit që ishin larguar nga banesat e tyre se bashku.

Të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të TEG”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit. m.p.