Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me Iranin, siç është sugjeruar në disa raportime mediatike.

“Thuajini senatorit demokrat fallco Chris Coons se nuk po i ofroj Iranit asnjë gjë! Nuk jam si Obama që u dha miliarda dollarë në kuadër të marrëveshjes idiote për armën bërthamore. As nuk jam duke folur me ta, që kur ua shkatërruam totalisht objektet bërthamore,” shkroi Trump në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë vjen pas intervistës së senatorit Coons në Fox News, ku ai referoi raportime që sugjeronin se Trump “po lëviz drejt negociatave dhe po i ofron Iranit një marrëveshje që ngjan me atë të Obamës: dhjetëra miliarda dollarë stimuj dhe lehtësime të sanksioneve, në këmbim të ndalimit të programit bërthamor”.

JCPOA, marrëveshja bërthamore që administrata Obama nënshkroi me Iranin në vitin 2015, u la nga vetë Trump gjatë presidencës së tij në vitin 2018, me akuzën se ajo nuk parandalonte realisht ambiciet bërthamore të Teheranit./kb

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV