Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.
Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira,.
Ai i ka informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet e 11 majit dhe sipas tij, shkeljet e “makinerisë elektorale të Edi Ramës”. Berisha vuri në dukje dhe raportin e OSBE.
Më tej Berisha u shpreh se “Shqipëria është i parë dhe i vetmi narkoshtet në Europë”.
“Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë. Për këdo që është i interesuar: ai këtë e ka bërë haptas dhe pa fshehur asgjë. Në këtë kuadër, Kryeministri i Shqipërisë, pak javë para zgjedhjeve, me dekret miratoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis, kryesisht pranë kufijve me vendet fqinj.” – tha Berisha./e.t