“Mirë se vini në Sinaloan e Re!” Karteli i El Chapos hap “portat e ferrit”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë e re dhune brutale ka përfshirë kryeqytetin e Sinaloas në Meksikë, ku autoritetet zbuluan katër trupa të varur nga një urë në dalje të qytetit, ndërsa kokat e tyre u gjetën në një qese plastike aty pranë.

Në të njëjtën autostradë, policia zbuloi një furgon me 16 viktima të tjera, të gjithë meshkuj me plagë nga armët e zjarrit, një prej tyre pa kokë.

Sipas prokurorëve të shtetit të Sinaloas, pranë trupave u la një shënim kërcënues që, megjithëse i pakuptueshëm në pjesë të tij, mbante mesazhin tronditës: “Mirë se vini në Sinaloan e re.”

Masakra lidhet me luftën e brendshme mes dy fraksioneve të fuqishme të Kartelit të Sinaloas: Los Chapitos, të udhëhequr nga djemtë e Joaquín “El Chapo” Guzmán, dhe grupi rival La Mayiza. Që nga shtatori i vitit të kaluar, qyteti është kthyer në një arenë lufte pas rrëmbimit të një lideri të La Mayizës nga një nga djemtë e El Chapos dhe dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane, shkruan A2 CNN.

Banorët jetojnë nën frikën e përhershme, trupat e pajetë gjenden pothuajse çdo ditë, bizneset mbyllen, shkollat ndërpresin mësimin dhe të rinjtë të maskuar patrullojnë me motorë në rrugët kryesore.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të fituar luftën, Los Chapitos janë bashkuar madje me ish-armikun e tyre, Kartelin e Jalisco Nueva Generación, duke i dhënë territore në këmbim të armëve dhe parave.

Një anëtar i lartë i Kartelit të Sinaloas e përshkroi situatën: “Los Chapitos po mbyteshin, nuk e përballonin më presionin. Lufta djeg miliona çdo ditë.”

Sipas ekspertëve, kjo aleancë mund të ketë pasoja të rënda për zinxhirët globalë të trafikut të drogës. Vanda Felbab-Broën nga Brookings Institution tha: “Është njësoj sikur bregu lindor i SHBA-së të shkëputej gjatë Luftës së Ftohtë dhe të bashkohej me Bashkimin Sovjetik.”

Lexo edhe :  Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Autoritetet lokale pranojnë se dhuna ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ushtria dhe policia përpiqen të rivendosin rendin në Sinaloa. m.p.

Të fundit

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Lajme të tjera

Web TV