Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë trajner i parë pas largimit nga Real Madridi.

Trajneri nga Parma, 35 vjeç, dha një intervistë për “MARCA” ku tregoi:

“Të jem trajner i parë? Po, është objektivi im në karrierë. Në fund të sezonit pata mundësinë, nga babai im, ta ndjek te kombëtarja braziliane, por i kërkova pak kohë për të menduar dhe folur me disa klube”.

Ai shtoi: “Kisha disa mundësi dhe në fund, pa hyrë në detaje të negociatave, zgjedhja më e mirë për mua ishte të pranoja këtë sfidë për të marrë pjesë në një Botëror, dhe ta bëja këtë me një kombëtare që përfaqëson 200 milionë njerëz”.

Pra, çdo ide për ta filluar karrierën si trajner i pavarur (jo në hijen e babait) është shtyrë për korrikun e vitit 2026: “Për momentin nuk mendoj për korrikun 2026, jam i fokusuar tek e përditshmja. Kur të vijë një ofertë, do ta vlerësojmë dhe do të flasim. Nuk mund të them se çfarë do të bëj brenda një viti.

Është e vërtetë që tani jam shumë, shumë entuziast për Brazilin dhe për t’u bërë pjesë e CBF-së. Është gjithashtu një mundësi, e rrallë, për të mësuar një gjuhë të re dhe njohur një kampionat, lojtarë e profesionistë të nivelit shumë të lartë”. m.p.

Të fundit

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i...

Lajme të tjera

Web TV