Mbahet në Tiranë panairi i librave të vjetër!/ Mes titujve botime të para vitit 1945

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë libra të vjetër, të rrallë e të përdorur, por edhe botime të reja, të cilat prezantohen në një panair, që për dy ditë mbahet nga “Pika pa sipërfaqe” e që tashmë është shndërruar në traditë. Mes titujve të prezantuar ka botime të rralla, të cilat rëndom nuk gjenden në biblioteka.

“Librat e vjetër e të përdorur janë të shumëllojshëm për nga autorët, gjuha dhe fusha e studimit. Librat e vjetër i blejmë kryesisht nga familje që nxjerrin në shitje një pjesë ose të tërë bibliotekën e tyre. Po kështu veprojmë edhe me librin e rrallë, por për të ne blejmë dhe nga koleksionistë ose shitës të huaj të librave që janë botuar para 1945.”, – thotë për “Report TV”, Joli Lamaj, redaktore e “Pika pa sipërfaqe”.

Librat e rrallë që vijnë për lexuesin janë të shumtë dhe çmimet e tyre variojnë nga të ulëta ndonjëherë deri në disa qindra mijëra lekë.

“Mes librave të rrallë që vijnë për lexuesin janë ky botim i Visaret e Kombit (vëllimi i III), botim i 1937, me mbledhje te materialit folklorik nga Filip Fishta dhe Karl Gurakuqi. ‘Kosova, djepi i shqiptarizmit’, një botim i 1943, nga Ramit Kokalari. Një libër me çështje historiko-politike. Është i veçantë se përmban edhe hartat e vjetra etnografike.”, – tregon Lamaj.

Dy libra të tjerë të veçantë janë edhe një Fjalor i Arbëreshëve t’Italisë i vitit 1963, si dhe një dispensë për xhirimin e filmave të animuar.

“Është i veçantë pasi është botim i periudhës komuniste, por i rrallë ne llojin e vet, duke qene se përshkruan metodikën e xhirimit të këtyre filmave dhe teknikat e asaj kohe për këtë lloj kinemaje.”

Sipas Lamajt, synimi i këtij panairi është që të rrisë kontaktet me lexuesit, studiuesit e dashamirësit e kulturës në përgjithësi ndërsa çmimet janë të përballueshme. Ata që vizitojnë panairin janë të ndryshëm, dashamirës të artit dhe kulturës, ose studiues e studentë, por edhe të huaj, që për interesa të ndryshme vizitojnë dyqanin dhe panairin./e.t

Të fundit

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Moti i keq përfshin Italinë qëndrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i keq përfshiu Firencen, Torinon, Xhenovën dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe...

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, shpalli formimin e një...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Lajme të tjera

Web TV