Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil. Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit. Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestrua kap vlerën e 90 milionë dollarëve. Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafien shqiptare. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre. m.p.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV