Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, klubi italian e ka identifikuar portierin si zëvendësues të mundshëm për Sommerin, i cili flitet per një transferim jashtë Italisë.

Carnesecchi është përfolur për një kalim te disa klube këtë verë, përfshirë edhe gjigantët e Ligës Premier, Manchester United.

Inter është klubi më i fundit që shfaq interes, por do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse largohet Sommer.

Kontrata e Sommer me ‘Nerazzurrët’ skadon në vitin 2026, por Tuttosport sugjeron se në rast se vjen një ofertë e përshtatshme nga Galatasaray, ose nga klube të interesuara në Arabinë Saudite dhe Angli, klubi mund të bindet të ndahet me 36-vjeçarin.

Raporti gjithashtu përmend se ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vazhdon të mbetet në orbitën e Interit.

Janë bërë kontaktet e para me agjentin e tij, Enzo Raiola, por një marrëveshje duket ende larg. m.p.

Të fundit

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV