Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli.

Ai hodhi dyshime për marrëdhënien tepër të afërt të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve me seli në Tiranë, me Tel Avivin zyrtar gjatë viteve, dhe theksoi se Izraelit i duhet një model për t’i treguar botës së nuk ka problem me myslimanët, pavarësisht konflikteve në Lindjen e Mesme.

“Ajo që unë dyshoj dhe kam bindjen më të madhe, duke gjurmuar edhe pak edhe situatën gjeopolitike. Ky nuk është projekti i Ramës. Ky është projekt që i ka ardhur Ramës nga jashtë. Për vetë faktin që ka kohë që punohet për të. Unë dyshoj dhe besoj se një nga ata të interesuarit është Izraeli në mes. Për arsyet pse: ‘Nëse ti shikon marrëdhëniet që ka pasur shteti i Izraelit me Kryegjyshatën e Bektashianëve gjatë gjithë këtyre viteve, është një marrëdhënie e paprecedentë e afrimit me ta. Që të vë në pikëpyetje se çfarë qëndron pas tyre. Kjo e para. E dyta: Izraeli ka një problem në Lindjen e Mesme me myslimanët aty. Gjithmonë atakohet, akuzohet se nuk i do myslimanët dhe i persekuton, i diskriminon, çka edhe shikohet, Nuk ka nevojë të argumentohet. Tani ai kërkon një retorikë pak më ndryshe, për të thënë që unë nuk kam probleme me myslimanët dhe ata nuk kanë problem me mua. Dhe atij i duhet një model, me të cilin të sillet dhe ata të sillen me të. Pra ta pranojnë atë”, tha Topulli në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. m.p.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV