“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga personat që janë të deklaruar si besimtarë.

Sipas tij nga kjo taksë do të financohej besimi në Zot dhe për më tepër do të shihej se cili ishte numri i vërtetë i besimtarëve për secilin nga katër komunitetet kryesore fetare.

“Në lidhje me çështjen e financimit të komuniteteve fetare. Mendoj që do të ishte mirë që kjo çështje të rregullohej me ligj. Të ketë një tatim, njerëzit të paguajnë tatim. Kush është besimtar të paguajë tatim. Unë jam shumë i bindur se ky do të ishte një eksperiment shumë interesant në mesin e shqiptarëve. Sepse kush është besimtar le të paguajë. Ata që nuk janë besimtarë le të shkojnë në kishë dhe në xhami e të thonë nuk dua të jem pjesë e këtij komuniteti, të largohen dhe lirohen nga tatimi. Dhe pastaj e shohim, se sa ka myslimanë, katolikë, ortodoksë apo bektashinj. Sepse edhe ky interpretimi i shifrave, që njëra fe thotë ne jemi më shumë apo më pak, kjo është çështje e debateve emocionale në shoqërinë shqiptare. Pra është çështje e pastër. Le të paguajë tatim kush do të besojë në Zot dhe ta financojnë xhaminë apo kishën vetë”, deklaroi Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Ideja e analistit u mbështet nga ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli, i cili tha se një nismë e tillë, e rregulluar me ligj do të shërbente edhe për të krijuar pavarësi nga financimet e jashtme për komunitetet fetare në Shqipëri.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

“Patjetër, ne duhet, pra besimtaret duhet të financojnë dhe të rregullohet kjo. Nuk është vendi i parë që mund ta bëjë këtë punë dhe të krijojmë një lloj pavarësie nga fondet që vijnë nga jashtë. Është mëse normale. Nuk ka asnjë të keqe”, tha Topulli në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Sakaq kundër u deklarua ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Sipas tij taksa mbi fenë po aplikohet pjesërisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut por nuk funksionon si duhet. Madje, Gurra hodhi dyshime se këto financa do të shpërdoreshin nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, të cilët i cilësoi si klikë Gyleniste.

“Nuk funksionon. Klika gyleniste ka një tjetër rast për ti shpërdoruar. Merr mua, lëri shqiptarët, 3 milionë myslimanë po të duash. A jep sot një qindarkë për ata që quhet komuniteti mysliman? Nuk jap kurrë. Kjo është në Kosovë dhe në Maqedoni, është gjysmë vullnetare dhe imponuese. E kanë nisur këtë idenë duke ofruar shërbime, 1, 2, 3, 5.Përveç buxhetit qendror që ka institucioni. bashkësia Islame e RMV apo Kosovës”, u shpreh Ylli Gurra në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. m.p.

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve,...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Lajme të tjera

Web TV