U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit.

Dyshohet se i riu Renis Dobra, është rrëmbyer të martën dhe është vrarë. Zhdukja e 23-vjeçarit u denoncua në polici nga babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri nuk ishte kthyer më në banesë.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkime pranë liqenit të Shkopetit.

Ndërkohë uniformat blu në njoftimin e tyre nuk saktësojnë shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

“Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”, informuan blutë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Renis Dobrës janë nisur ekspertët nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./e.t

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV