Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për zhdukjen e 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare ne Durrës. Regjistrimi i procedimit vjen pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencë për çështjen.
Dyshimet e Prokurorisë Durrës lidhen me ekzistencën e një grupi të mirëstrukturuar kriminal, që fshihet pas skandalit të vjedhjes. Për çështjen në fjalë janë arrestuar më parë ish-drejtoresha e filialit Durrës, arkëtarja dh ish-shefja e financës.
Në skenë pas shtimit të hetimeve, rezulton se mund të ketë patur dhe të implikuar të tjerë, ndër të cilët ish-zyrtarë që mund të kenë përfituar nga imuniteti që u ofron Parlamenti./k.m
