Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet të shpenzohen 8.5 miliardë euro vitin që vjen nga 8.2 miliardë euro të planifikuara për këtë vit.

Por si planifikohet të bëhet shpërndarja e buxhetit për institucionet? Në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 që është publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritje graduale e fondeve që do të jepen për 95 institucione që mbështeten me buxhet. Nëse këtë vit për institucionet shpenzimet janë të planifikuara në 4.7 miliardë euro në vitin që vjen rriten në rreth 4.8 miliardë dhe në 2028-ën kapërcejnë vlerën 4.9 miliardë euro.

Edhe pse buxhetin më të lartë do vijojë ta ketë Ministria e Shëndetësisë, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta kenë Ministria e Ekonomisë me fokus kryesor tek pensionet dhe Ministria e Mbrojtjes, si detyrim edhe ndaj vendimit të NATO-s për të shtuar buxhetin e mbrojtjes.

E përkthyer në shifra, Ministria e Ekonomisë që sot drejtohet nga Blendi Gonxhja nga 570 milionë euro shpenzime që ka, deri në 2028-ën ky buxhet i rritet me gati 130 milionë euro, e në total planifikohet të marrë 699 milionë euro. E gjithë kjo rritje e fondit do të shkojë për programin e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar nevojën që do të ketë skema e pensioneve për financim nga buxheti i shtetit për shkak të deficitit që vijon.

Për të siguruar armatime, mjete ushtarake, arsim apo mbrojtjen civile buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet. Nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.

Lexo edhe :  Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Edhe pse me rritje të lehtë nga viti aktual, Ministria e Shëndetësisë, renditet e para me pjesën më të madhe të buxhetit. Nga 800 milionë euro këtë vit, buxheti do të rritet në 820 milionë euro për shëndetësinë deri në 2028-ën, për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës, që këtë vit mori 690 milionë euro buxhet, pritet të marrë 760 milionë euro vitin tjetër dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028. Edhe për këtë 3-vjeçar vëmendja do të jetë tek rrugët, pasi transporti rrugor do të ketë 50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Kurse buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23 milionë euro këtë vit, në 18 milionë euro për çdo vit nga 2026-ta deri në 2028-ën. (REPORT TV) m.p.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV