Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ndërtimet që janë pa leje dhe në shkelje të ligjit duhet që të shemben. Sipas tij, këto ndërtime nuk duhet që të lejoheshin që të ndërtoheshin në atë zonë.

‘Po nëse është shkelur ligji ka të drejtë qeveria në këtë rast. Prona është shtetërore dhe ndërtimet janë pa leje. I është bërë një dëm i madh ekonomisë shqiptare nga ndërtimet pa leje. Gjejë tokë bosh dhe ngrije një ndërtim. Nëse i kanë pa leje ato prona në Theth natyrisht që do ti prishi shteti. Problemi qëndron se pse i la shteti që të ndërtonin pa leje. Ata kanë menduar se nuk ka shtet.

Ky është shtet ligjor, po kush e ka shkelur ligjin individët apo shteti. Sipas meje e kanë shkelur individët. Nëse ata s’janë dakord le të bëjnë padi gjyqësore. Nuk duhet që të lejohet asnjë ndërtim pa leje aq më tepër në pronë shtetërore’, tha ai.

Ngjela u ndal edhe tek lirimi i Ervin Salianjit nga burgu. Ai tha se fakti që nuk u prit nga demokratët tregon se tremben pasi mund të rivalizojë Berishën për të marr drejtimin e PD.

‘Salianji u arrestua dhe doli nga burgu dhe ai tani thotë më kanë dënuar politikisht dhe këta që  e mbrojtën kur u arrestua s’ja mori mendja se ai do të dilte me vlerë popullore dhe tani këta i tremb fakti nëse Salianji hedh kandidaturën për kryetar të PD. Saliu u tërhoq që ta priste kur doli dhe pas tij janë tërhequr dhe të tjerët dhe për mendimin tim Berisha nuk kërkon që ti jap vlerë politike Salianjit’, tha ai.

Lexo edhe :  Berisha s’i ndahet Altin Dumanit: Mashtrues i rangut të lartë, mbron vjedhjen e votës

Një koment e pati edhe për largimet nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, ku i fundit ka qenë ish-kreu i PD Vlorës Genc Deromemaj i cili është emëruar në krye të Kadastrës në këtë qytet.

‘Po PS ka pasur interes. Edhe ai thotë unë po iki nga kjo lëvizje po shkojë tek kjo tjetra dhe këtu është interesi i partisë dhe i individit që konvergohen në një pikë. Kjo është politika, çdo parti ka të drejtë që të marr njerëz që i mendon se janë me karizëm të fortë në opinion publik pavarisht se ku ka qenë ai më parë’, tha ai. /E.T

Të fundit

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Lajme të tjera

Web TV