Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica në katër shtetet më të mëdha anëtare të BE-së do të mbështesnin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar – por jo me të njëjtat kushte që kishte më parë.

Sondazhi i realizuar nga YouGov në gjashtë vende të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe Britaninë, konfirmon gjithashtu se një shumicë e qartë e votuesve britanikë tani mbështesin rikthimin në bllok – por vetëm nëse mund të ruajnë përjashtimet që kishin më parë.

Sipas sondazhit, kjo përbën një “ngërç të opinionit publik”, edhe pse aktualisht duket shumë e pamundur që qeveria laburiste e Mbretërisë së Bashkuar – e cila këtë vit negocioi një “riformatim” të marrëdhënieve me BE-në – të tentojë një rikthim në BE sipas The Guardian.

Sondazhi EuroTrack i YouGov tregoi se të paktën gjysma e të pyeturve në katër vendet më të mëdha të BE-së – Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë – mbështesnin lejimin e Britanisë për t’u ribashkuar me BE-në. Përqindjet varionin nga 51% në Itali, 53% në Francë, 60% në Spanjë dhe 63% në Gjermani.

Por kur u pyetën nëse Britanisë duhet t’i lejohet të rikthehet me të njëjtat kushte që kishte kur doli – përfshirë jo-përdorimin e euros dhe qëndrimin jashtë zonës Shengen – shifrat ndryshuan ndjeshëm.

Vetëm rreth një e pesta e të anketuarve në katër vendet më të mëdha të BE-së – nga 19% në Itali dhe Francë, në 21% në Spanjë dhe 22% në Gjermani – mendonin se Britania duhet të lejohet të rikthehet me ato kushte, ndërsa 58-62% thonin se ajo duhet të jetë pjesë e të gjitha fushave kryesore të politikave të BE-së.

Lexo edhe :  Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Sondazhi gjithashtu testoi qëndrimet duke pyetur nëse, nëse Britania do të pranonte të rikthehej vetëm nëse mund të ruante përjashtimet e mëparshme, a duhej t’i lejohej kjo. Disa (33-36%) mendonin se kjo do të ishte e pranueshme, por më shumë (41-52%) ishin kundër.

Në Britani, ndërkohë që 54% e britanikëve mbështesnin ribashkimin me BE-në kur pyetja u bë në mënyrë të përgjithshme, kjo shifër ra në vetëm 36% nëse ribashkimi nënkuptonte heqjen dorë nga përjashtimet e mëparshme. Në këto kushte, 45% e britanikëve ishin kundër rikthimit./kb

Të fundit

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj...

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar urinë masive në të gjithë...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Lajme të tjera

Web TV