Last Updated on 17/07/2025 by adminfjala
Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë miratuar mbi 11 mijë leje unike pune për shtetas nga vende si Turqia, Italia, Kosova, Filipinet dhe India.
Sipas Gertiola Çepanit, drejtuese pranë AKPA, kërkesa më e madhe vjen nga sektori i prodhimit dhe shërbimeve.
“Më shumë se 2300 punëdhënës kanë raportuar mungesë të fuqisë punëtore dhe kërkesë për aftësi të reja,” tha ajo.
Për të punësuar një të huaj, punëdhënësit duhet të kenë kontratë pune, të kenë shlyer detyrimet tatimore dhe të aplikojnë përmes e-Albania. Të huajt me leje pune gëzojnë të drejta të barabarta me qytetarët shqiptarë dhe monitorohen nga autoritetet përkatëse.
Ndërkohë, po shqyrtohet një rishikim i ligjit për të huajt për të lehtësuar më tej aksesin e tyre në tregun shqiptar të punës. m.p.
