Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i tetë në Evropë përsa i përket shërbimeve digjitale. Këtë deklaratë ministrja e bëri në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve.

Vendi ynë është i teti në Evropë dhe i 19-i në botë për nivelin e ofrimit të këtyre shërbimeve. Pa diskutim një pjesë e madhe prej jush është një punëdhënës i rëndësishëm tashmë. Në dhjetë vjet ky sektor ka punësuar 20 mijë të punësuar, që nuk është një shifër e vogël dhe kjo shifër është rritur me 20 herë.”, tha ministrja.

Kjo arritje sipas ministres vjen pas një dekade zhvillimi intensiv të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në vend.

“Për hir të së vërtetës në një dekadë ka patur një zhvillim shumë të madh të sektorit të Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri dhe shifrat e tregojnë këtë. Ne tashmë kemi një sektor i cili është i konsoliduar, një sektor i cili ka rreth 3 mijë e 400 subjekte të regjistruara, ku 1 mijë e 145 janë sh.p.k dhe sha., pra janë ndërmarrje të konsoliduara, me të punësuar, kurse pjesa tjetër janë profesionistë të lirë që padyshim dhe ata janë të nevojshëm për të zhvilluar këtë sektor dhe për të dhënë ide të reja. Shqipëria para 10 vitesh nuk kishte një zhvillim të stabilizuar në këtë sektor.“- shtoi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se nëpërmjet shërbimeve digjitale të administratës publike, është krijuar një marrëdhënie bashkëpunimi me kompanitë private, duke ndihmuar jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe në zhvillimin e vetë sektorit të teknologjisë.

Lexo edhe :  Coca-Cola ndryshon recetën? Trump thotë po, kompania shmang konfirmimin

Puna që ne kemi bërë për ta zhvilluar sektorin ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Ne kishim misionin, që qeverisja jonë duhej të ishte dihgjitale dhe ne kemi krijuar një treg që tashmë i ka të gjitha bazat për të qenë i qëndrueshëm. Nëpërmjet zhvillimeve digjitale të shërbimeve qeveritare, ne kemi arritur që me një pjesë të madhe të kompanive, të punojmë bashkarisht me ta për t’i konsoliduar dhe për t’i rritur. Ky bashkëpunim ka bërë që ta çojë Shqipërinë në një nga vendet më të zhvilluara sa i takon shërbimeve digjitale.”- shtoi ministrja.

Takimi i sotëm zhvillohet në kuadër të vizionit Shqipëria2030 në Bashkimin Europian të qeverisë Rama, ku sektori i teknologjisë, shihet edhe si një mjet kyç për integrimin europian./kb

 

Të fundit

33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave shpjegon shifrat

Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose...

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Lajme të tjera

Web TV