Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Michel Platini ka fituar tre trofe të “Topit të Artë” në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i UEFA-s nuk është imun nga grabitjet.

70-vjeçari është grabitur në banesë pranë Marseille në Francë dhe ne një informacion të parë nga kabineti i trofeve mungojnë 20 të tillë, si edhe medalje me vlerë të madhe sentimentale dhe monetare.

Ngjarja – Gjatë mëngjesit të 18 korrikut, një hajdut hyri me forcë në shtëpinë e Platini dhe vodhi disa trofe dhe medalje me vlerë të paçmuar ekonomike dhe sentimentale. I zgjuar nga zhurmat që vinin nga kopshti, ish-ylli i Juventusit zbriti poshtë banesës rreth orës 5:30 të mëngjesit për të kontrolluar pronën. Pasi vuri re një hajdut që po ikte, ai ngriti alarmin dhe njoftoi policinë.

Sipas një kontrolli fillestar pas vjedhjes, rreth njëzet sende u vodhën nga dhoma e trofeve që ndodhej në një aneks të shtëpisë së ish-kampionit francez, por një listë e saktë e kupave, medaljeve dhe çmimeve sportive të humbura nuk është hartuar ende.

Sipas RTL, ndërsa dëmi në shtëpi është ende duke u vlerësuar, zyra e prokurorit të Marseille ka hapur një hetim për vjedhje, pa pasur asnjë provë nga keqbërësi. Thellësisht i tronditur nga incidenti, Platini për fat të mirë shpëtoi pa lëndime./e.t

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

Lajme të tjera

Web TV