Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike.

Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, ç`ka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.

Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.

Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë.

Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.

“Tavolina, gota, shishe u përplasën në dysheme, plagosën njerëz. U pa gjak në dalje, njerëz të prerë nga qelqet”, – raporton një dëshmitar.

Sipas dëshmive, disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e thyerjeve apo përplasjes me të tjerët në përpjekje për të dalë jashtë.

Shumë të pranishëm kanë humbur sende personale, telefona, çanta dhe para. Të gjithë të revoltuar nga mungesa e sigurisë dhe reagimit të vonuar të stafit të klubit.

“Është skandaloze që në një nga klubet më të njohura dhe më të shtrenjta të jugut, në kulmin e sezonit turistik dhe me praninë e të huajve, të përjetohen skena paniku dhe terrori”, shkruan një tjetër qytetar në denoncimin për JOQ.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e klubit apo nga autoritetet. Gjendja e personave të lënduar mbetet për t’u sqaruar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo identifikime të qarta për autorët e incidentit.

Lexo edhe :  Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në mjediset e argëtimit në Shqipëri, veçanërisht në sezonin turistik kur prania e qytetarëve vendas dhe të huaj është e lartë.

Të fundit

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Lajme të tjera

Web TV