Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale që zgjat prej muajit prill.

Nga partia e Limajt thonë se ai dhe NISMA janë alternativa e vetme për Kurtin.

“Ky është realiteti politik. NISMA dhe lideri Fatmir Limaj e kanë kuptuar që në fillim, andaj kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit. Presim edhe nga lideri i LVV-së të tregojë vullnet. Aktualisht alternativa e vetme është NISMA. Nuk ka ofertë tjetër – ne kemi ofruar bashkëpunim pa kushte: që ekzekutivi t’i takojë partisë fituese, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë Limaj”, u shpreh Xhevahire Izmaku, deputete e NISMËS.

Ky takim pritet t’i paraprijë zhbllokadës, pasi në rast arritjeje të marrëveshjes, synohet që konstituimi i Kuvendit të bëhet në vazhdimin e se hënës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje theksojnë se po vazhdojnë të jenë konstruktivë për të gjetur zgjidhje.

“Takimet me përfaqësues politikë, VV-ja po i zhvillon vazhdimisht – jo vetëm sot, por edhe dje, pardje dhe do t’i vazhdojmë edhe nesër. Le të shihet nga të gjithë kush është bllokuesi i vërtetë pas 50 tentativave për formimin e Kryesisë së Kuvendit”, tha Artan Abrashi deputet i LVV-së.

Në Partinë Demokratike të Kosovës ka qëndrime të ndryshme për votimin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk do ta votojnë atë.

“Mendoj që PDK-ja do të votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Ai ka treguar një virtyt që e vlerësoj shumë. Për të mbajtur një pozitë shtetërore, mendoj që njeriu duhet ta dojë këtë vend – edhe nëse nuk di, ka këshilltarë që mund ta mësojnë. Mendoj se Limaj e do këtë vend”, tha Jakup Nura, deputet i PDK-së.

Lexo edhe :  Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

“Nuk kam votë për Fatmir Limajn. Ai nuk e meriton votën time. Kam deklaruar që para fushatës kanë folur shumë rëndë për Albinin, e pas fushatës po e vlerësojnë”, Nait Hasani, deputet i PDK-së.

“Edhe nëse ata arrijnë dakordësim, votën time Limaj nuk do ta ketë. Ne kemi dhënë propozimet tona – cilido prej VV-së që nuk është i angazhuar në ndonjë ministri, do ta votonim. Por Limajn jo”, Lahi Brahimaj, deputet i AAK-së.

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e tre muaj. Afati i fundit për këtë proces, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është data 26 korrik. m.p.

Të fundit

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme lidhur me Rusinë. “Në Rusi po bëhet përparim i...

Uragani “Erin”, rrezik për SHBA/ Paralajmërime edhe për disa ishuj të Karaibeve

Brenda vetëm 24 orëve, Uragani Erin ka pësuar ndryshime të shpejta në intensitetin e tij, duke u bërë një stuhi e Kategorisë 5, që...

Lajme të tjera

Web TV