Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të Endri Shabanit me Adriatik Lapajn për “një copë mandati”, populli shqiptar kuptoi se koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vërtet krijoi frymë, por ka liderë të papjekur.

Ky koalicion tregoi se ka probleme të brendshme që nuk mund të fshihen pas fjalëve të mëdha. Debatet online lanë shije të hidhur te shumë qytetarë që kishin besuar se më në fund kishte ardhur një alternativë e ndershme. Në vend që të shfaqnin maturi dhe bashkëpunim, liderët e këtij koalicioni po shfaqin sjellje që i afrohen atyre të klasës politike që vetë kanë kritikuar.

Një pjesë e madhe e opinionit publik tashmë po i sheh me dyshim figurat e reja që kanë dalë në skenë si shpëtimtarë, por që po përfundojnë duke bërë manovra personale. Në vend të përballjes me problemet reale të vendit, ata janë të zënë me grindje të brendshme, që i largojnë nga besimi i qytetarëve. Kjo sjellje i bën ata jo më ndryshe, por pjesë të të njëjtit problem.

Pavarësisht frymës fillestare që krijoi entuziazëm te shumë shqiptarë të zhgënjyer, “Nisma Thurje” mund të quhet krejtësisht e vdekur politikisht, kurse “Shqipëria Bëhet” rrezikon të kthehet në një zhgënjim tjetër, si shumë parti të reja në dy dekadat e fundit. Populli shqiptar nuk ka më durim për eksperimente politike që shpërbëhen që në nisje.

Është koha që Agron Shehaj dhe Arlind Qori të marrin mësimet e duhura duke parë të ngjashmit e tyre. Deri tani, ia kanë dalë të ruajnë imazhin mjaftueshëm të pastër dhe korrekt në sytë e popullit, por a mjafton kaq? Përtej ngjarjeve të fundit, Lapaj mori 64 mijë vota dhe theu një barrierë të kahershme në politikën shqiptare. A do të arrijnë Shehaj dhe Qori të krijojnë frymën e Lapajt? Mbetet për t’u parë. Karizmën e tij nuk e kanë. Pjekurinë, po, që Lapaj nuk e ka. m.p.

Të fundit

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri 18-vjeçar

Eshte zbardhur dëshmia e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet...

“Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

Nga Edvin Kulluri Brënda pak muajsh presidenti francez Emanuel Macron është përplasur dy herë me udhëhëqjen e re amerikane lidhur me dy konfliktet që kanë...

Tronditëse në Lezhë, babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Në pranga është vënë shtetasi, B....

Adriatik Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: O kamikaz më kishin paralajmëruar për ty

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj...

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa rrethe të vendit u hapën...

Lajme të tjera

Web TV