Last Updated on 20/07/2025 by adminfjala
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar një vilë romake.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Gonxhja ka theksuar se: “Struktura e zbuluar përbën një nga zbulimet më të rëndësishme të dekadave të fundit në territorin e Republikës së Shqipërisë, e veçuar për cilësinë artistike dhe teknike të mozaikëve, të cilët krahasohen me ato të zbuluar në Italinë jugore dhe qendrore”.
Gjithashtu ai ka shtuar se: “Pas këtij zbulimi, arkitekti i njohur spanjoll Toni Gironès është angazhuar në riprojektimin e shkollës “Gjergj Kastrioti”, duke konceptuar një qasje inovative që ndërthur edukimin me trashëgiminë, në një projekt që parashikon ekspozimin dhe mbrojtjen e gjetjeve arkeologjike”. m.p.