Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj.

Postimi i Manjanit

“Të rinjtë” duan 2 sisteme: një ta çash e një ta mbash.

*******

” Kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit ishin fiktiv”- thonë udhëheqësit e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Mua kaq më mjafton për të konkluduar që ky është mashtrim elektoral!

Nuk më duhen hiç emrat e familjarëve të tyre në ato lista, por mjaftohem me faktin e “fiktives” si element i mashtrimit të sistemit legal zgjedhor.

Ky i fundit mund të mos të pëlqejë, por kur zgjedh ta përdorësh duhet ta zbatosh e jo ta mashtrosh.

Sigurisht që më vjen mirë që aq hallat e dajat nuk ua pranojnë fiktivitetin. Ata kalamanj politikë e kanë mësuar lojën gabim dhe nuk kanë gjasa ta mësojnë më.

Ndaj dhe mirë t’u bëhet që zihen me njëri-tjetrin. Aq vlejnë, sa për të kaluar verën me lajme…

Këta ishin “të rinjtë” që do “çanin sistemin”… Paskan dashur ta “çajnë” duke e mashtruar me familjarët e tyre. Këtyre të fundit u nxorrën dhe bojën.

D.m.th këta duan dy sisteme,një ta çash e një ta mbash.

Njerëzit nuk janë fiktivë, o hajvanë! Partitë nuk janë familjarët tuaj, o torollakë!

Sistemet legale nuk janë bërë ti mashtroni ju, ou more ou..

Edhe zotin ua lujti ai Zeqiri!

Hajt shnet e t’mira, se na hapët barkun!/kb

 

Të fundit

Konsumatorët në rrezik/ Italia zhduk nga supermarketet brokolin e stilit napoletan

Masat u ndërmorën pas shqetësimit në rritje në lidhje me një kanaçe një kilogramëshe të destinuar kryesisht për industrinë...

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe...

“Ndalo aty”/ Ndjekje si në filma, oficerja e policisë zhytet në ujë për të kapur hajdutin

Ngjarja u kap nga kamera në trupin e njërit prej dy oficerëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) të përfshirë në incident. Momente...

Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në provincën veriperëndimore turke të Çanakalasë të hënën, ku një zjarr kishte shpërthyer...

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Gjatë kontrollit të kryer...

Lajme të tjera

Web TV