Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin “Real Story” pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në burgun e Drenovës të dënuarin përjetë, Laert Haxhia.

Isufaj u shpreh se ka pasur shkelje të rregullave të brendshme të takimeve me të burgosurit ndërsa theksoi se kjo ka sjellë pezullimin e gjashtë oficerëve të sigurisë dhe lirimin nga detyra të drejtorit të institucionit.

Isufaj theksoi se rasti në fjalë është i izoluar por kjo ka nxitur që të ketë një inspektim më të gjerë në të gjitha burgjet e vendit për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

“Nuk është sekret se është bërë publike, sepse ka pasur shkelje të rregullave të takimit të të burgosurve. 

Nuk është kjo panorama e burgjeve. Ka pasur shkeljeve të rregullave që kanë çuar në pezullimin e gjashtë oficerëve. Ky incident, që është kapur nga strukturat tona si shkelje dhe është informuar edhe publiku.

Ka pasur një shkelje të rregullave të vizitave. Është bërë një inspektim zinxhir në të gjithë republikën, nëse mund të ishte një rast i përsëritur.

Nuk është një incident me pasoja. Në këtë rast duhet të ishin bërë vizita të planifikuara.

Drejtori që u lirua, vetëm për shkak të mungesës së planifikimit”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj./e.t

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV