Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme.

“Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe,” shkruan Balla.

Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të inkurajuar investimet e tyre në Shqipëri, veçanërisht në sektorë strategjikë si ndërtimi dhe energjia e gjelbër.

Përveç planeve konkrete në sektorët strategjikë, vizita e vëllezërve Caushi është dëshmi e frymës së re që po fryn në diasporën shqiptare, një dëshirë për t’i kthyer sukseset personale në kontribute kolektive për zhvillimin e vendit. Për Ballën, ky është një shembull konkret i bashkëpunimit të qëndrueshëm mes diasporës dhe institucioneve shqiptare./ET

Të fundit

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Lajme të tjera

Web TV