Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të stadiumit ndaj Letonisë. Shkak janë bërë incidentet ndaj Serbisë.
Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, që nuk ishin të pranishëm në stadium, kanë reaguar pas vendimit të marrë.
“Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik”, shkruan TKZ./ D.C