Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër 6 personave.

Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit.

Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviç, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiç, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë serbe, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 qershor, të akuzuarit janë takuar në një lokal në Kralevë ku kanë planifikuar kryerjen e një vepre penale, përkatësisht janë dakorduar dhe organizuar me të tjerë për të ndërmarrë veprime që synonin cenimin e rendit kushtetues të Serbisë.

Prokuroria e Beogradit ka publikuar edhe një transkript të bisedës, që sipas saj, është regjistruar në lokalin ku ishin mbledhur të akuzuarit. Në të flitet për organizimin e një proteste më 28 qershor në Beograd, për mënyrën e udhëtimit, numrin e pjesëmarrësve dhe veprimet që duhej ndërmarrë.

Sipas Prokurorisë, njëri nga të akuzuarit thuhet të ketë thënë: “Hyn, e pushton ndërtesën e Qeverisë, e bllokon dhe nuk del prej saj”.

Po ashtu, më 25 qershor, Ivan Matoviç dyshohet se ka kontaktuar me një person të quajtur Sërxhan G. për të diskutuar udhëtimin drejt protestës dhe hapat që do të ndërmerreshin.

Në të njëjtën ditë, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga Ivan Matoviqi dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të llojit CZ 765 me numër serik të fshirë, e ngarkuar me 7 plumba, si dhe një kuti me 25 fishekë të njëjtë. m.p.

Të fundit

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lajme të tjera

Web TV