Last Updated on 19/11/2026 by EL
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, ku një pjesë e gipsit dekorativ të fasadës së një pallati është shkëputur dhe ka rënë në tokë.
Si pasojë e rënies së materialeve, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë pallatit. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve, pasi shkëputja e elementëve të fasadës përbën rrezik të drejtpërdrejtë për këdo që kalon në këtë zonë./et
