Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të madh në fshatin Kopaçez, ku falë ndërhyrjes në kohë u shmang një tragjedi njerëzore.

Në një përditësim të shpërndarë në rrjetet sociale, Bido deklaroi se puna në terren po vijon intensivisht dhe se energjia elektrike është rikthyer në zonë. Ndërkohë, po punohet për të riparuar dëmet në rrjetin e ujësjellësit që ka lënë tre fshatra pa furnizim me ujë të pijshëm.

“S’ka më justifikime: vigjilencë totale dhe çdo dorë do ta ndjejë ligjin!”, theksoi Bido, duke paralajmëruar masa të forta për autorët e zjarreve të qëllimshme.

Ai bëri të ditur se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, po punohet për të ndihmuar blegtorët që janë prekur nga djegia e kullotave, duke u përballur me mungesë ushqimi për bagëtitë dhe gjedhët.

Bido bëri thirrje për vigjilencë maksimale, sidomos në ditët e nxehta, dhe ftoi qytetarët që të njoftojnë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, në mënyrë që të parandalohet çdo vatër e re zjarri dhe të shmangen pasojat e rënda./e.t

Të fundit

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Lajme të tjera

Web TV