Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA.
Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket duke lënë të paktën njëmbëdhjetë të plagosur.
Një i dyshuar u arrestua pas incidentit raportoi policia në rrjetin social ‘X’. Sipas raportimeve të medias, policia tha se i dyshuari ishte një 42-vjeçar nga Miçigani.
Besohet se ai veproi i vetëm. Arma ka të ngjarë të ketë qenë një thikë. Nga sulmi pati gjashtë të plagosur meshkuj dhe pesë femra – tre prej të cilëve aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Një spital në qytet konfirmoi në Facebook se njëmbëdhjetë persona po trajtoheshin. Ende nuk ka informacione konkrete në lidhje me një motiv të mundshëm për krimin./e.t