“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur “Palestina e lirë”.

53-vjeçari u identifikua nga kipah që mbante veshur ndërsa priste në radhë për në tualet me djalin e tij 6-vjeçar.

Videoja e incidentit qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa njerëzit aty pranë brohorisnin: “Palestina e lirë, Palestina e lirë!” dhe “Kjo nuk është Gaza, ky është Milano. Vrasës, shkoni në shtëpi”.

Pas sulmit 53-vjeçari tregoi: “E gjitha filloi me një të ri që bërtiti ‘Palestina e lirë’. Unë mbrojta veten dhe filmova një video, të cilën shumë më kërkuan ta fshija. Kur refuzova, disa nga të pranishmit u revoltuan me mua, më goditën me shqelma”.

Digos (Divizioni i Operacioneve Speciale) ka nisur një hetim për të identifikuar personat përgjegjës pas ngjarjes. Ata po kqyrin kamerat e mbikëqyrjes në zonë për të zbardhur dhe mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.

Ndërkohë reagime të shumta erdhën pas këtij incidenti.

“Sulmi na sinjalizon edhe një herë se si antisemitizmi është në rritje në vendin tonë”, theksoi Davide Romano , drejtor i Muzeut Milanez të Brigadës Hebraike.

“E gjithë kjo është e papranueshme, veçanërisht në Itali, vendin tonë, të themeluar mbi vlera për të cilat jemi krenarë, por që për fat të keq nuk është imun ndaj rritjes dramatike të incidenteve të urrejtjes anti-hebraike në të gjithë botën”, tha Presidenti Victor Fadlun, nga komuniteti hebraik i Romës.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, e Partisë Demokratike, shprehu “zemërimin” e saj, duke vënë në dukje se “krimet e Netanyahut nuk mund të justifikojnë aktet e dhunës kundër qytetarëve hebrenj”.

Është “e tmerrshme nëse mjafton të veshësh një kipah për t’u sulmuar”, komentoi Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala . /E.T

Të fundit

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

Me presidentin Donald Trump që pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, vëmendja e mediave nuk...

Lajme të tjera

Web TV